Ekspozita “Horizonti i Dritës” e Mark Janurës sonte në QIK-Shkup

Ekspozita “Horizonti i Dritës” e Mark Janurës sonte në QIK-Shkup

Sonte, në orën 20:00, do të hapet ekspozita personale “Horizonti i Dritës” e artistit dhe dizajnerit Mark Janura. Ekspozita do të prezantohet në Sallën e Ekspozitave “Imperial 2” pranë Qendrës Informative Kulturore (QIK) në Shkup.


Mark Janura është artist që ndërthur traditën me bashkëkohoren. Veprat e tij shtrihen nga grafika dhe mozaiku deri te komunikimi vizual dhe dizajni digjital. Me ekspozita në Maqedoni dhe jashtë vendit, si dhe bashkëpunime në hapësira publike, ai krijon botë vizuale që eksplorojnë strukturën dhe ngjyrën. Arti i tij është dinamik, njëkohësisht intim dhe konceptual, gjithmonë i orientuar drejt së ardhmes.


Ekspozita do të mund të vizitohet deri më 7 shtator dhe hyrja është falas.

Accessibility Menu