Ekspozita “Kush kë marton?” nga kështjella “Trakošćan” e Republikës së Kroacisë do të prezantohet në Muzeun e Luftës për Pavarësi të Maqedonisë.
Hapja solemne do të bëhet më 4 dhjetor 2025 (e enjte) në orën 13:00. Fokus tematik i ekspozitës është kontributi dhe rëndësia që kanë pasur fisniket në shoqërinë kroate dhe në familjet e tyre.
Publiku maqedonas do të ketë mundësinë ta vizitojë ekspozitën deri më 11 janar në hapësirën e galerisë në katin e parë të Muzeut.
Ky prezantim është rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe nxit për thellimin e lidhjeve kulturore mes dy vendeve.