“Sallon Dimëror 2026”, ekspozitë e organizuar nga Shoqata e Artistëve Figurativë të Maqedonisë (SHAFM), do të hapet sonte në Galerinë Kombëtare, objekti “Stacioni i vogël”.
Koncepti i ekspozitës dhe përzgjedhja e veprave janë përgatitur nga kritikuesja e artit figurativ nga Sllovenia, Liljana Stepançiq, e cila ka biografi profesionale me rëndësi ndërkombëtare dhe është kuratore e shumë projekteve artistike.
Ekspozitën do ta hapë presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, si mbrojtëse e saj. Do të mbajnë fjalë edhe presidentja e SHAFM-it, Jana Maneva – Çuposka, kryetarja e këshillit artistik të SHAFM-it, Maja Rauniç Kirkov, kuratorja Liljana Stepançiq nga Lubjana dhe drejtoresha programore e GKM “Stacioni i Vogël”, Maja Krstevska.