Ekspozita retrospektive “Aktorë të heshtur, histori që flasin”, kushtuar trashëgimisë maqedonase të teatrit të kukullave, do të hapet më 5 nëntor, në orën 19:00, në Muzeun e Maqedonisë.
Autore e ekspozitës është Lubica Vellkova, kuratore është Jasminka Namiçeva, ndërsa produksioni është realizuar nga Teatri “Hije dhe re”. Ekspozita paraqet zhvillimin e artit maqedonas të kukullave, që nga fillesat e tij në vitin 1946 e deri te realizimet bashkëkohore skenike, duke e theksuar artin e kukullave si një disiplinë të rëndësishme artistike.
Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 29 nëntor.