Zyra për Evropën Kreative pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit informon se organizon sesione informuese në hapësirat e “Europe House” në këto qytete:
Strugë – 18.11.2025 (12:00 – 14:00)
Kriva Pallankë – 19.11.2025 (12:00 – 14:00)
Shkup – 24.11.2025 (12:00 – 14:00)
Veles – 25.11.2025 (12:00 – 14:00)
Strumicë – 26.11.2025 (12:00 – 14:00)
Manastir – 2.12.2025 (13:00 – 15:00)
Tetovë – 3.12.2025 (12:00 – 14:00)
Gjatë sesioneve, Zyra për Evropën Kreative do t’i informojë të pranishmit për thirrjet aktuale dhe të ardhshme të programit “Evropa Kreative” (“Kulturë” dhe “MEDIA”), si dhe do të ofrojë udhëzime praktike për procesin e aplikimit. Pas përfundimit të ngjarjes, pjesëmarrësit e interesuar do të kenë mundësi për konsultime individuale.
Ngjarjet janë me karakter të hapur dhe janë të destinuara për organizata, artistë dhe profesionistë nga sektori kulturor, kreativ dhe filmi, me qëllim të nxitjes së përfshirjes aktive në projektet evropiane dhe përmirësimit të zhvillimit të tyre profesional dhe institucional.
Programi i sesioneve informuese është bashkëngjitur. Publiku do të informohet me kohë për sesionet pasuese përmes profilit në Facebook të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.
Më shumë informacione për aktivitetet e Zyrës dhe për programin “Evropa Kreative” mund të gjeni në faqen e internetit ced.mk dhe në profilin në Facebook:
Linku i profilit Person kontakti: Natasha Dimitrievska Tel: (02) 3207432
Email: natasha.dimitrievska@ced.mk; natasha.dimitrievska@gmail.com
Zyra për Evropën Kreative
Sektori për Integrime Evropiane
Ministria e Kulturës dhe Turizmit