Sonte, më 23 korrik, në orën 20:00, në Sallonin e Arteve Pamore në Veles, do të mbahet ngjarja multisensore “Fragmente nga e pavetëdijshmja: Sinergjia e figurës dhe tingullit”, e cila ndërthur një ekspozitë të veprave të artit pamor me improvizime xhazi.
Në projekt marrin pjesë artistët pamorë Nikolla Pijanmanov, Andrej Mikevski, Toni Popov dhe Stefan Mlladenovski, si edhe muzikantët Sllavço Kocev dhe Bojan Petkov. Ngjarja ofron përjetim unik, ku improvizimi në xhaz vendos dialog me artin vizual, duke i shndërruar ngjyrat dhe format në tinguj.
Ekspozita organizohet nga Qendra për Industri Kreative – NEBO, me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.