Filmi maqedonas sërish shkëlqeu në skenën botërore. Gjashtë vite pas suksesit të “Tokës së mjaltit”, regjisorja Tamara Kotevska fitoi dy çmime kryesore në Çmimet Ndërkombëtare për Filmin Dokumentar (International Documentary Awards – IDA) në Los Angeles. Filmi i saj i ri “Historia e Siljanit” triumfoi si dokumentari më i mirë dhe për kamerën më të mirë, duke tejkaluar konkurrencën e fortë.
Filmi, prodhim i “National Geographic”, ndjek historinë e ngrohtë për fermerin maqedonas Nikola dhe lidhjen e tij me lejlekun e bardhë të plagosur. Kinematografi Jean Dakar mori vlerësim për punën e tij vizuale mjeshtërore.
Kotevska ia dedikoi fitoren autorëve të pavarur dhe njoftoi se ky sukses është një hap i rëndësishëm drejt një nominimi potencial për Oscar.