Edicioni i dhjetë i projektit “Poezia evropiane në vagonët dhe stacionet e metrosë së Sofjes” do të realizohet nga 18 nëntor deri më 15 dhjetor 2025. Qendra Kulturore-Informative Maqedonase merr pjesë për herë të dytë si organizatore. Projekti është iniciuar nga Instituti Polak në Sofje, ndërsa në të janë përfshirë qendrat kulturore evropiane nga rrjeti EUNIC, ambasadat e huaja në Sofje, Komuna e Sofjes, Radio dhe Televizioni Kombëtar Bullgar.
Çdo vit organizatorët e “Poezia në metro” shpallin një temë, sipas së cilës çdo qendër e huaj zgjedh një vepër poetike të shkurtër që gjatë kohëzgjatjes së projektit prezantohet në formë të shtypur në vagonët dhe stacionet e metrosë së Sofjes. Një numër i madh qytetarësh të Sofjes kanë mundësinë t’i lexojnë poezitë në gjuhën origjinale, si dhe në përkthim në gjuhën bullgare.
Qendra Kulturore-Informative Maqedonase në Sofje prezanton poezinë e shkurtër “Gjuha” të Mihajllo Sviderski, në përkthim nga Janica Radeva.
Edicioni i sivjetshëm përfshin 25 emra poetikë nga e gjithë Evropa: Lorena Pirher (Austri), Max Temerman (Belgjikë), Ljudmila Mindova (Bullgari), Hermann Hesse (Gjermani), Nikiforos Vretakos (Greqi), Johannes V. Jensen (Danimarkë), Eavan Boland (Irlandë), Luis Rosales (Spanjë), Shën Françesku i Asizit (Itali), Vlads Brazjunas (Lituani), Pit Hjorold (Luksemburg), Inger Hagerjup (Norvegji), Rudyard Kipling (Britani e Madhe), Czeslaw Milosz (Poloni), João Luís Barreto Guimarães (Portugali), Nikita Stanescu (Rumani), Mihajllo Sviderski (Maqedoni), Juraj Kunjak (Sllovaki), Edvard Kocbek (Slloveni), Maksim Krivcov (Ukrainë), Imre Oravec (Hungari), Heli Laksonen (Finlandë), Jean Métellus (Francë), Vit Janota (Çeki), Jacques Chessex (Zvicër).
Hapja zyrtare e ngjarjes do të mbahet më 18 nëntor në orën 18:30 në Institutin Polak në Sofje, rr. “Veslets” nr. 12.