Nën moton „Gjërat e pamundura“, nga sot deri më 29 shtator, në Shkup do të mbahet edicioni i 14-të i Festivalit Rinor të Filmit „Giffoni Maqedonia“.
Këtë vit festivali do të ofrojë më shumë se 80 filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, tetë punëtori dhe pjesëmarrjen e mbi 400 të rinjve, mes të cilëve edhe rreth 30 mysafirë nga Italia, Danimarka, Rumania, Serbia dhe Kosova.
Programi garues do të hapet me filmin maqedonas „Skateboarding-u nuk është për vajza“ të Dina Dumës, ndërsa janë paraparë edhe takime të të rinjve me autorë të filmit. Risi këtë vit është punëtoria EKO LAB, e përkushtuar riciklimit dhe përdorimit kreativ të mbetjeve.