Me rastin e 27 marsit – Ditës Botërore të Teatrit, Teatri Dramatik në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të RMV – Organizata Komunale Karposh organizon një aksion humanitar për dhurim gjaku.
Aksioni ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe të ndihmojë në shpëtimin e jetëve njerëzore. Me një akt të vetëm dhurimi, secili mund të japë shpresë, të bëhet pjesë e një zinxhiri mirësie dhe të tregojë humanizmin në komunitet.
Aktorët e Teatrit Dramatik i ftojnë të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë nismë fisnike dhe të bëhen pjesë e një vepre solidariteti e humanizmi. Në shenjë falënderimi, çdo dhurues gjaku do të marrë dhuratë – dy bileta për një shfaqje teatrale nga repertori i rregullt i muajit prill.
Aksioni do të mbahet më 27 mars, nga ora 11:00 deri në 17:00, në hollin e Teatrit Dramatik.
„Dhuron gjak – luaj rolin më human!“ – trego se teatri nuk është vetëm skenë, por edhe hapësirë kujdesi, solidariteti dhe dashurie për njeriun.