Më 27 mars, Ditën Botërore të Teatrit, Teatri i Manastirit do ta shënojë me shfaqjen “Shtetas i dyshimtë” të Branislav Nushiqit, në regji të Dean Damjanovskit.
Rolin kryesor e interpreton aktori Marjan Gjorgjievski, ndërsa së bashku me të në skenën e Teatrit të Manastirit do të paraqiten edhe Valentina Gramosli, Julijana Mirçevska, Nikola Projçevski, Filip Mirçevski, Petar Spirovski, Borçe Gjakovski, Nikola Stefanov, Aleksandar Kopanja, Aleksandar Stefanovski, Vasko Mavrovski dhe Sandra Gribovska.
Skenografinë dhe dizajnin e posterit e ka realizuar Filip Jovanovski, kostumet janë të Andrej Papaz Gjorgjievskit, ndërsa kompozitor i muzikës është Marjan Nekjak.