Teatri Dramatik i Shkupit shënon 80-vjetorin e ekzistencës me premierën e shfaqjes “Koka e maces” nga Venko Andonovski, në regji të Dejan Projkovski.
Shfaqja sjell një mesazh të fuqishëm shoqëror, e frymëzuar nga realitetet globale bashkëkohore, dhe paraqet një reflektim postmodern të veprës “Divo meso” të Goran Stefanovski.
Në shfaqje luajnë Rubens Muratovski, Biljana Dragiçeviq-Projkovska, Filip Trajkoviq, Aleksandar Stepanuleski, Sara Klimoska, Igor Angellov, Sanja Arsovska, Zllatko Mitreski dhe Predrag Pavllovski.
Skenografia është nga Valentin Svetozarev, kostumet nga Marija Pupuçevska, ndërsa muzika nga Goran Trajkoski.