Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Llutkov, së bashku me drejtorin dhe një ekip ekspertësh nga Qendra Kombëtare e Konservimit, bëri vizitë pune në Veles, ku inspektoi gjendjen e trashëgimisë kulturore në disa lokacione në qytet.
Si pjesë e vizitës, Llutkov vizitoi kishën e manastirit "Shën Dhimitri", pronë e mbrojtur kulturore ku po kryhen aktivitete kërkimore, konservuese dhe restauruese, të cilat kanë ngecur në të kaluarën.
Ministri vizitoi edhe Muzeun e Velesit, si dhe shtëpitë përkujtimore të Jordan Haxhi Konstantinov-Xhinot, Koço Racinit dhe Vasill Gllavinovit, figura të rëndësishme që janë thellësisht të ngulitura në historinë e kulturës, arsimit dhe mendimit shoqëror maqedonas.
"Nga sa munda të shoh, këto tre shtëpi përkujtimore janë në një farë gjendje, por realisht do të kenë nevojë për rifreskim dhe rinovim. Kjo është arsyeja pse kemi bërë vështrim dhe do të analizojmë se çfarë mund të bëhet për të ndihmuar në periudhën e ardhshme. Qëllimi ynë është që këto objekte të jenë të arritshme për publikun dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në jetën kulturore të Velesit", tha Llutkov.
Ai shtoi se Muzeu i Velesit shqyrtoi gjithashtu mundësinë e hapjes së vazhdueshme të shtëpive përkujtimore për vizitorët si dhe metodën për menaxhimin efikas të tyre.
Pjesë e vizitës ishte edhe Shtëpia e familjes Apasiev, ndërtesë me arkitekturë tradicionale të qytetit, e cila në vitin 2021 u shpall trashëgimi kulturore në rrezik. Edhe pse është përgatitur projekt bazë për lonservim, restaurim dhe rehabilitim dhe është zgjedhur realizuesi, për shkak të pengesave të caktuara, procesi është në ngecje. Për këtë qëllim, do të bëhet vështrim mbi situatën aktuale në mënyrë që të krijohen kushte për vazhdimin e proceseve të konservimit dhe restaurimit për mbrojtjen e plotë të ndërtesës.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore në të gjithë vendin, si pjesë kyçe e identitetit kombëtar dhe potencialit turistik.