Llutkov: Rindërtimi i Pallatit të Kulturës në Çento është në fazë përfundimtare

Llutkov: Rindërtimi i Pallatit të Kulturës në Çento është në fazë përfundimtare

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, sot, së bashku me Kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, inspektuan aktivitetet ndërtimore për rindërtimin e plotë të Pallatit të Kulturës "11 Tetori" në Çento.

 

"Përpjekjet e Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit kanë për qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të infrastrukturës kulturore në të gjitha komunat, duke krijuar qasje të barabartë në përmbajtjet kulturore për të gjithë qytetarët dhe duke inkurajuar zhvillimin kulturor lokal si bazë për strukturë të fortë dhe të gjallë kulturore të vendit tonë", është shprehur ministri Llutkov.

 

Rindërtimi, adaptimi dhe rehabilitimi i këtij objekti kulturor po zhvillohen me intensitet të përshpejtuar dhe janë në fazën e tyre përfundimtare. Pallati i Kulturës, i cili ka qenë e lënë pas dore për vite me radhë, së shpejti do të marrë pamje të re, moderne dhe funksionale, e cila do të rikthejë rolin e saj si qendër e jetës kulturore në Çento dhe më gjerë.

 

Objekti do të ndërtohet në tre nivele dhe do të jetë plotësisht i adaptuar për të pritur ngjarje të ndryshme kulturore dhe do të ofrojë kushte moderne për artistët dhe publikun. Projekti po zbatohet si pjesë e investimeve kapitale të Qeverisë për mbështetjen e komunave në fushën e kulturës, me vlerë totale prej 87.514.771 denarë. Deri në fund të shtatorit ishin realizuar 53.684.718 denarë kurse objekti pritet të përfundojë plotësisht dhe t'u dorëzohet qytetarëve deri në fund të këtij viti.

Accessibility Menu