Ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, së bashku me ministrin pa resor, Zulfiqar Zejnulla, zhvilluan vizitë zyrtare në Teatrin Turk në Shkup

 Ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, së bashku me ministrin pa resor, Zulfiqar Zejnulla, zhvilluan vizitë zyrtare në Teatrin Turk në Shkup

Ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, së bashku me ministrin pa resor, Zulfiqar Zejnulla, zhvilluan vizitë zyrtare në Teatrin Turk në Shkup.

 


Në takim u shqyrtuan prioritetet e institucionit, si dhe çështjet kadrovike. Më pas, së bashku me drejtorin e teatrit, Osman Ali, u bë inspektimi i objektit të ri të Teatrit Turk.
 
 

Teatri Turk në Shkup ekziston që 75 vite ndërsa tashmë 10 vite i shfrytëzon hapësirat e Teatrit të Komedisë. Objekti i ri, i cili ndodhet në lagjen Prolet, pranë Stacionit Hekurudhor, ka filluar të ndërtohet para 11 viteve.
 
 
Autor i zgjidhjes ideore është arkitekti Viktor Mihajllov, i cili është edhe autor i objektit të Filarmonisë. Teatri do të ketë dy salla: të madhen me 329 vende dhe të voglën me 120 vende.
 
 

Ndërtimi i objektit zgjat disa vite ndërsa përfundimin e tij komuniteti turk e pret me shpresë të madhe. Përfundimi i këtij objekti, i cili ka rëndësi të jashtëzakonshme, si dhe vënia përfundimtare e tij në funksion të artistëve dhe qytetarëve, do të përbëjë angazhim të madh të ministrit Sulejmani.
 
 

Në periudhën e ardhshme do të punohet për përshpejtimin e aktiviteteve të nevojshme dhe tejkalimin e problemeve ekzistuese.

Accessibility Menu