Ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, vizitoi Teatrin e Komedisë, ku në atmosferë miqësore dhe konstruktive bisedoi me drejtorin Edmond Sotir.
Në takim u shqyrtuan prioritetet e institucionit, fillimi i sezonit teatror, zgjidhjet kadrovike, si dhe gjendja e objektit, në të cilin nevojiten ndërhyrje të caktuara për përmirësimin e kushteve të punës.
Vizita është pjesë e praktikës së vazhdueshme të ministrit Sulejmani për njohje të drejtpërdrejtë me drejtorët, kushtet, programet dhe kuadrin që kanë në dispozicion institucionet e kulturës, me qëllim mbështetjen e zhvillimit të tyre dhe produksionit cilësor artistik.