Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, zhvilloi takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker.
Në takim u konfirmua mbështetja e vazhdueshme e Sllovenisë për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe gatishmëria për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira. U theksua gjithashtu se dy vendet kanë marrëdhënie miqësore dhe partneriteti.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për avancimin e bashkëpunimit në kulturë. Duke pasur parasysh se Programi i fundit i bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive skadoi në vitin 2022, u ndërmor nisma për përgatitjen e dokumentit të ri dypalësh.
Temë e bisedës ishte edhe “Shkupi – Kryeqytet Evropian i Kulturës 2028”, ku u përshëndet Memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar së fundmi ndërmjet GO! 2025 dhe Fondacionit “Shkupi 2028”.
U shkëmbyen edhe ide për avancimin e bashkëpunimit në turizëm, veçanërisht në drejtim të shfrytëzimit të potencialeve të dy vendeve.