Ministri Sulejmani në takim me ambasadorin francez Le Rigoler

Ministri Sulejmani në takim me ambasadorin francez Le Rigoler
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, realizoi takim me ambasadorin e Republikës Franceze, Kristof Le Rigoler, dhe drejtorin e Institutit Francez, Gregoar Zhisler.
 
 
Në takim u bisedua për konkretizimin e Memorandumit të nënshkruar së fundmi në fushën e kulturës dhe turizmit dhe për mundësitë që ai hap për realizimin e projekteve të përbashkëta, veçanërisht në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, industritë kreative, turizmin dhe shkëmbimin kulturor.
 
 
Gjithashtu, u bisedua për projektin “Shkupi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028” dhe për mundësitë e bashkëpunimit me qytetin francez Burzh, i cili gjithashtu do ta mbajë këtë titull në vitin 2028.
 
 
Ministri Sulejmani theksoi rëndësinë e partneritetit me Francën dhe gatishmërinë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit përmes iniciativave dhe projekteve konkrete.

Accessibility Menu