Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, zhvilloi takim me pianistin maqedonas 11-vjeçar, Andrej Cekovski, i cili u kthye nga Nju-Jorku me medalje të artë dhe kupë për vendin e parë në „International Youth Music Competitions“.
Andrej interpretoi në mbrëmjen gala të fituesve në „The DiMenna Center for Classical Music“ në Nju-Jork, ku para publikut ndërkombëtar prezantoi talentin e tij muzikor dhe mbajti me krenari flamurin e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë takimit, Andrej ndau përvojën e tij nga gara dhe interpretimi në Nju-Jork, ndërsa ministri Sulejmani e përgëzoi për vendin e parë, përkushtimin dhe suksesin me të cilin përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në skenën ndërkombëtare.
Mbështetja e talenteve të rinj dhe krijimi i kushteve për zhvillimin e tyre profesional e artistik janë ndër prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në avancimin e kulturës në Maqedoninë së Veriut.