Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Llutkov, sot, së bashku me Kryetarin e BNJVL-së dhe Kryetarin e Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgievski, Drejtoreshën e Departamentit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Vesella Çestoeva, të shoqëruar nga kryetarët e komunave të Gazi Babës, Kisella Vodës, Aerodromit, Gjorçe Petrov dhe Butelit, morën pjesë në aksionin e koordinuar për pastrimin dhe rregullimin e hapësirës dhe Kalasë së Shkupit.
Llutkov theksoi se simboli i historisë dhe kulturës sonë është shkatërruar dhe pa asnjë vëmendje gjatë dhjetë viteve të fundit. Ai informoi se situata është e keqe edhe me dy muzetë e Kalasë, të cilët, siç tha ai, do të kenë nevojë për rinovim të plotë.
-Bëmë plan dhe me ribalancimin e buxhetit, siguruam tetë milionë denarë që do të përdoren deri në fund të vitit. Menjëherë do të vazhdojmë me shpalljen e një prokurimi publik për riparimin e këtyre ambienteve, dhe më pas me zbatimin e të gjithë këtij projekti të madh, i cili duhet të vihet në funksion që në vitin 2026, theksoi Llutkov.
Ai shtoi se është veçanërisht e rëndësishme që në një periudhë kur i gjithë vendi përballet me rreziqet e zjarreve, si dhe me vatra aktive rreth Shkupit, BNJVL është bashkuar me këtë aksion, me qëllim që Kalaja të jetë e sigurt dhe e arritshme për të gjithë.l
Llutkov shprehu besimin e tij se me përpjekje të përbashkëta, institucione, komuna dhe publiku, do të krijohen kushte që ky thesar kulturor të rregullohet, të ruhet dhe të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e Shkupit dhe turistët që vizitojnë qytetin tonë. Qëllimi, tha ai, është që kjo hapësirë të jetë një nga më të përdorurat në vitin 2028, kur Shkupi do të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës.