Zhernovski do ta përfaqësojë Maqedoninë në Bienalen e 61-të në Venecia me „Pieta në mbulesat e urgjencës“

Zhernovski do ta përfaqësojë Maqedoninë në Bienalen e 61-të në Venecia me „Pieta në mbulesat e urgjencës“

Projekti „Pieta në mbulesat e urgjencës“ i artistit multimedial Velimir Zhernovski do ta përfaqësojë Maqedoninë në Bienalen e 61-të të Artit në Venecia, e cila do të mbahet nga 9 maji deri më 22 nëntor 2026.


Pavijoni maqedonas do të vendoset në „Spacio Castello 77“, në hyrje të Arsenalit, një nga lokacionet kryesore ekspozuese. Paraqitjen e organizon Muzeu i Artit Bashkëkohor Shkup, nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Kuratorë janë Tihomir Topuzovski dhe Amanda Butkez, ndërsa komisar është drejtori i MSU-së, Avni Qailli.


Tema e sivjetme e Bienales është „Në tonalitete të vogla“ („In Minor Keys“), e kuruar nga Kojo Kuoh, koncepti i së cilës do të realizohet pas vdekjes së saj. Në manifestim do të marrin pjesë 110 artistë, me 100 përfaqësime kombëtare dhe 31 ngjarje shtesë.

Accessibility Menu