Në Qendrën Kulturore-Informative maqedonase në Zagreb u mbajt një mbrëmje letrare kushtuar letërsisë bashkëkohore maqedonase, ku u prezantuan autorët Snezhana Mlladenovska Angjellkov dhe Igor Angjellkov.
Në ngjarje morën pjesë dashamirës të letërsisë, shkrimtarë, studentë dhe profesorë nga Fakulteti Filozofik në Zagreb, si dhe përfaqësues të jetës kulturore në Kroaci. Publiku pati mundësinë të njihet me zhvillimin krijues të autorëve, përvojat e tyre letrare dhe qasjen ndaj procesit krijues.
Bisedën e udhëhoqi përkthyesja dhe promovuesja kroate e letërsisë Patricija Horvat, e cila është gjithashtu drejtoreshë artistike e festivalit “Priçigin”. Gjatë mbrëmjes u theksua se të dy autorët, në periudha të ndryshme, kanë qëndruar në rezidenca letrare në Kroaci, në Pazin dhe Split, ku kanë punuar në pjesë të veprave të tyre letrare.
Drejtoresha e Qendrës Kulturore-Informative maqedonase në Zagreb, Mimi Gjorgoska Ilievska, në fjalën e saj theksoi rolin e kulturës dhe artit në forcimin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve, duke vënë në dukje se ngjarje të tilla kontribuojnë në thellimin e lidhjeve kulturore ndërmjet Maqedonisë dhe Kroacisë, si dhe në promovimin e autorëve bashkëkohorë maqedonas në kontekstin ndërkombëtar.