Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Teatri turk me katër çmime për shfaqjen “Të verbrit” në Durrës

Teatri turk me katër çmime për shfaqjen “Të verbrit” në Durrës

Shfaqja “Të verbrit” e IN Teatri Turk – Shkup fitoi katër çmime në edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Dyrrachium” në Durrës, Shqipëri.

 

Ansambli fitoi çmimin për ansamblin më të mirë, shfaqja u shpall më e mira, Qëndrim Rijani u shpërblye si regjisori më i mirë, ndërsa aktorja Suzan Akbelge mori mirënjohje të veçantë nga juria.

 

“Të verbrit” do të shfaqet sërish më 1 tetor, në orën 20:00, në skenën e vogël të Teatrit të Komedisë. Shfaqja luhet në gjuhën maqedonase, turke, shqipe dhe angleze, me përkthim në gjuhën maqedonase.

Accessibility Menu