Pas suksesit historik të "Vendi i mjaltit" – me tre çmime Sundance dhe dy nominime për Oscar dhe suksesit ndërkombëtar të dokumentarit "The Walk", regjisorja maqedonase Tamara Kotevska po bën rikthim të madh. Filmi i saj i ri "Siljan" (The tale of Silyan) është nderuar të ketë premierën botërore në Festivalin prestigjioz të Filmit në Venecia 2025, në përzgjedhjen zyrtare Out of competition.
Kotevska është njëkohësisht regjisore dhe producente e filmit, i cili është bashkëprodhim me kompaninë amerikane Concordia dhe kompaninë britanike The Cornershop. Producentë të tjerë janë Jean Dakar dhe Jordanço Petkovski, me të cilët Kotevska aktualisht po xhiron filmin e saj të parë artistik "Njeriu kundër korridorit".