I.N Teatri Popullor Manastir do të shfaqë premierën e prodhimit më të ri teatror – komedinë „Sekstet“, me regji dhe adaptim nga Marjan Georgievski, më 25 prill 2026, me fillim në ora 20:00 në skenën e madhe. Repriza e parë është caktuar për më 27 prill në të njëjtin orar.
Shfaqja është një interpretim bashkëkohor skenik sipas veprës së Marc Camoletti, e cila përmes një rrjedhe dinamike, keqkuptimesh dhe situatash të papritura e eksploron natyrën njerëzore. Dallohet për lojën ansambël dhe një vizion të qartë regjisorial.
Në shfaqje luajnë: Nikollçe Projçevski, Katerina Anevska Drangovska, Aleksandar Dimitrovski, Sandra Gribovska Ilievska, Marija Cvetanovska dhe Borçe Gjokovski.
Ekipi autorial përbëhet nga: kostumografi Andrej Georgievski, skenografi Vlatko Çaçorovski, muzika Aleksandar Dimovski, ndriçimi Goran Petrovski dhe zëri Nikollçe Terzievski. Dizajni i posterit është nga „The Miço“.
Shfaqja është e dedikuar për publikun mbi 16 vjeç.