Festivali RUTA me shtatë shfaqje në Teatrin e dramës nga nesër deri më 31 tetor

Festivali RUTA me shtatë shfaqje në Teatrin e dramës nga nesër deri më 31 tetor

"Jeta e plejbojëve provincial pas Luftës së Dytë Botërore ose E duam të huajën- nuk e japim tonën" me regji nga Ivan Penoviq hap festivalin RUTA në Teatrin e dramës në Shkup nesër.

 

Ansamblet e Teatrit të Dramës në Shkup, Teatrit të Dramës së Beogradit, Teatrit Lokal të Lubjanës dhe Qendrës Kulturore të Tivatit marrin pjesë në bashkëproduksion. Rolet në shfaqje, të realizuara në formatin e "commedia del arte", u janë besuar aktorëve: Llazar Hristov, Julita Kropec, Marko Gvero, Sonja Stambolxhioska, Llazar Nikoliq, Vukashin Jovanoviq, Nejc Jezernik, Marjan Naumov dhe Jovana Spasiq.

 

Ky vit është edicioni i katërt i festivalit RUTA në Shkup kurse publiku, ashtu si vitin e kaluar, ka mundësinë të shikojë shtatë shfaqje të jashtëzakonshme të festivalit në Teatrin e dramës në Shkup dhe të marrë pjesë në tryeza të rrumbullakëta me aktorët pas çdo shfaqje. Moderatore është profesoresha e Fakultetit të Arteve Ana Stojanoska. Të gjitha shfaqjet fillojnë në orën 8 të mbrëmjes.

Accessibility Menu