„Udhëtime“ – projekt kreativ inkluziv me rastin e Ditës Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara

„Udhëtime“ – projekt kreativ inkluziv me rastin e Ditës Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara

Në objektin „Mala Stanica“ më 12 dhjetor 2025 në ora 12:30 do të hapet ekspozita e kolazheve të punuara nëpërmjet punëtorive të organizuara me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Këtë vit tema ishte – udhëtimi. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për rreth dhjetë ditë.

 

Projekti „Udhëtime“ është një projekt inkluziv në të cilin krijuan së bashku nxënësit e gjimnazeve „Orce Nikollov“, „Nikolla Karev“, „Josip Broz-Tito“ – paralelja e maturës ndërkombëtare, DSURC „Partenia Zografski“ – shkollë për fëmijë me dëmtime në dëgjim dhe të folur. Mentorë të nxënësve ishin studentë nga Fakulteti i Arteve të Bukura – Shkup, të udhëhequr nga doc. mr. Velimir Zernovski, si dhe studentë nga Universiteti „Fontys“ i Holandës.

 

Përmes artit, ata mësuan për të gjitha ato vlera të përjetshme, si dashuria, pranimi, kuptimi i ekzistencës – gjëra që nuk varen nga koha, por që janë kaq universale. Ndoshta këto janë edhe mësimet më të rëndësishme që secili prej nesh duhet t’i ketë në udhëtimin e tij të quajtur jetë!

 

Edukator i projektit është Maja Dimitrova.

Accessibility Menu