Në kuadër të programit të tij vjetor, Qendra Kulturore-Informative Maqedonase në Sofje edhe këtë vit ishte pjesë e manifestimit të 15-të ndërkombëtar letrar „Nata Evropiane e Letërsisë“, një nga takimet e rëndësishme kulturore evropiane kushtuar letërsisë bashkëkohore dhe afrimit të saj me lexuesit.
Me pjesëmarrjen e saj, Republika e Maqedonisë u radhit krah për krah me Austrinë, Belgjikën, Bullgarinë, Gjermaninë, Greqinë, Danimarkën, Irlandën, Spanjën, Italinë, Holandën, Mbretërinë e Bashkuar, Poloninë, Slloveninë, Ukrainën, Hungarinë, Finlandën, Zvicrën, Suedinë dhe Çekinë, duke prezantuar para publikut të Sofjes pasurinë dhe shprehjen bashkëkohore të letërsisë maqedonase.
Të pranishmit në „folenë e leximit“ maqedonase i përshëndeti drejtori i Qendrës Kulturore-Informative Maqedonase në Sofje dhe këshilltari diplomatik, prof. dr. Zoran Pejkovski, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e manifestimeve të tilla kulturore ndërkombëtare për afirmimin e letërsisë, gjuhës dhe kulturës maqedonase, si dhe për thellimin e lidhjeve kulturore dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve evropiane.