Premierë maqedonase dhe mbyllja e edicionit të 47-të të “Vëllezërit Manaki”

Premierë maqedonase dhe mbyllja e edicionit të 47-të të “Vëllezërit Manaki”

Me ndarjen e çmimeve “Kamera 300” dhe premierën maqedonase të filmit “Nuk do ta besoni se çfarë ndodhi më parë” të regjisorit Srgjan Janiqijeviq, sonte në Manastir do të mbyllet solemnisht edicioni i 47-të i FNKK-së “Vëllezërit Manaki”.

Filmi është triler politik me elemente të komedisë së zezë, ndërsa në rolet kryesore interpretojnë Nikola Ristanovski dhe Darja Rizova, me Sashko Kocev, Sara Sandeva dhe Oliver Mitkovski në kastin e aktorëve.

Me ceremoninë e mbrëmjes dhe ndarjen e çmimeve të festivalit, zyrtarisht do të përfundojë edicioni i sivjetshëm i “Vëllezërit Manaki”, i cili edhe këtë vit ofroi një program të pasur filmik dhe përmbajtje të shumta filmike e profesionale.

Accessibility Menu