Si pjesë e Mbrëmjes kineze sonte në "Verën e Ohrit", dashamirësit e muzikës klasike do të mund të shijojnë muzikën e artistëve Yue Guanghui dhe Wang Wei në flaut, mezzo-soprano Ai Wu, në shoqërimin e pianos të maestros Hou Yuan. Programi i koncertit të sonte në "Aja Sofia" përfshin vepra të zgjedhura nga Fauré, Ravel, Saint-Sans, Gobert, Debussy, Enescu, Doppler, Bizet/Bournet, si dhe vepra nga kompozitorët kinezë Lu, Luon, Wang, Tian.