Njoftim nga Ministria e Kulturës dhe e Turizmit

Ministria e kulturës dhe turizmit Ministria e kulturës dhe turizmit

Ministria e Kulturës dhe e Turizmit njofton se janë paguar mjetet e dedikuara për artistët e pavarur për vitin 2026 dhe se gjatë ditës së nesërme ato do të jenë të disponueshme në llogaritë e tyre.

 

Vonesa ka ndodhur për shkak të harmonizimeve dhe kontrolleve shtesë në procedurën e përllogaritjes dhe koordinimit me institucionet kompetente, me qëllim që pagesa të realizohet në përputhje me dispozitat ligjore dhe financiare në fuqi.

 

Ministria e Kulturës dhe e Turizmit mbetet e përkushtuar për përmbushjen me kohë dhe në mënyrë të vazhdueshme të obligimeve ndaj artistëve të pavarur, si dhe për avancimin e zgjidhjeve sistemore për tejkalimin e situatave të tilla në të ardhmen.

Accessibility Menu