Në Çifte Hamam, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, sonte në orën 19:00 do të hapet ekspozita personale “A” e artistes Olgica Antovska.
Ekspozita është konceptuar si një poliptik i gjatë me tridhjetë tablo, të vendosura mbi sfond të bardhë dhe të shtrira nëpër hapësirat e objektit. Veprat, të frymëzuara nga uji dhe drita, artistja i shndërron në simbol të jetës dhe shpirtësisë.
Në tablo, të formësuara në figura rrethore dhe elipsoide, ngjyrat dridhen në tone të buta, duke krijuar një atmosferë të qetë, por të fuqishme, që e fton shikuesin në dialog me natyrën dhe me botën e tij të brendshme.