Filmi “17”, me regji nga Kosara Mitiq, pas premierës në Berlinale, vazhdon jetën e tij festivalore në prill në tre festivale ndërkombëtare: më 8 prill në edicionin e 50-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Hong Kong dhe në edicionin e 44-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Uruguai, ndërsa më 13 prill në edicionin e 39-të të Festivalit të Filmit në Bolzano, Itali.
Festivali në Hong Kong, festivali më i vjetër ndërkombëtar në Azi, e ka përfshirë “17” në programin kryesor konkurrues “Kinemaja e Re – Filmi Botëror”, i cili synon të inkurajojë autorët e rinj. Festivali në Uruguai, më i rëndësishmi në vend, e ka përzgjedhur “17” në programin “Regjisorë të Rinj” për filma me kontribut artistik. Festivali në Bolzano fokusohet në filma ndërkombëtarë mbi minoritetet dhe e ka përzgjedhur “17” në programin kryesor konkurrues, mes 12 filmave me profil të fuqishëm artistik.
Në film luajnë: Eva Kostiq, Martina Danillovska, Dame Joveski, Eva Stojçevska, Petar Maniq, Zhaklina Stefkovska Drnasin, Oliver Mitkovski, Ana Stojanovska, Sashko Kocev, Aleksandra Peshevska dhe Simeon Damevski.
“17” është bashkëprodhim i “Cërna Maçka Production” (Maqedonia e Veriut), “Art&Popcorn” (Serbia) dhe “December” (Sllovenia). Projekti është mbështetur nga Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut, Qendra e Filmit e Serbisë, Qendra Sllovene e Filmit, SEE Cinema Network dhe CineLink Work in Progress në edicionin e 31-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë.