Igor Xhambazov me çmimin “Vasil Iljoski” në “Ditët e komedisë”

Igor Xhambazov me çmimin “Vasil Iljoski” në “Ditët e komedisë”

Aktori Igor Xhambazov është fituesi i sivjetshëm i çmimit “Vasil Iljoski” për arritje të larta në artin teatror në fushën e komedisë. Mirënjohja iu dorëzua mbrëmë në hapjen solemne të edicionit të 29-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Ditët e komedisë” në Kumanovë.

Xhambazov theksoi se për të paraqet nder të veçantë që çmimi mban emrin e Vasil Iljoskit, i cili kishte qenë mik i ngushtë i gjyshit të tij, aktorit Petre Prliçko. Ai rikujtoi edhe fillimet e tij si aktor në veprat e Iljoskit.

Pjesën monetare të çmimit Xhambazov do ta dhurojë për trajtimin e një vajze nga Kumanova e cila vuan nga paraliza cerebrale.

Festivali, i cili do të zgjasë deri më 5 tetor, filloi me premierën e “Vdekje në funeral”, ndërsa në programin konkurrues do të shfaqen dhjetë shfaqje nga teatro të Maqedonisë, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Bullgarisë.

Accessibility Menu