Forumi “Kultura për Zhvillim” dhe “Takimi i BEYOND – Sateliti për Evropën Juglindore pranë rrjetit Culture Action Europe/Aksioni Kulturor i Evropës”, 14 – 16 maj 2026, Shkup

Forumi “Kultura për Zhvillim” dhe “Takimi i BEYOND – Sateliti për Evropën Juglindore pranë rrjetit Culture Action Europe/Aksioni Kulturor i Evropës”, 14 – 16 maj 2026, Shkup

Nga 14 deri më 16 maj 2026 në Shkup do të mbahet forumi “Kultura për Zhvillim”, një ngjarje e rëndësishme rajonale kushtuar fuqizimit të skenës së pavarur kulturore në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. Forumi organizohet nga Heartefact, në bashkëpunim me Clubture, platformën Kooperativa, A25 dhe Euradia Italia.

 

Ngjarja do të bashkojë punonjës dhe artistë të pavarur të kulturës, të cilët përballen me sfida gjithnjë e më të mëdha – politika publike të kufizuara, financim të reduktuar dhe korniza të pasigurta evropiane. Përmes dialogut të përbashkët dhe bashkëpunimit ndërkufitar, forumi synon të konfirmojë rolin e kulturës së pavarur si e mirë publike dhe faktor kyç për zhvillimin e një shoqërie rezistente dhe gjithëpërfshirëse.

 

Si pjesë e programit, BEYOND – Sateliti për Evropën Juglindore në kuadër të rrjetit këshillues evropian Culture Action Europe (CAE) – do të krijojë hapësirë për harmonizimin e prioriteteve rajonale dhe përcaktimin e politikave të përbashkëta me qëllim forcimin e zërit kolektiv të rajonit dhe pjesëmarrjen më aktive të tij në politikat kulturore evropiane.

 

Forumi do të shndërrohet nga një hapësirë diskutimi në një nismë që do të nxisë ndryshime konkrete sistemore – nga përmirësimi i kushteve të punës dhe qasjes në financim, deri te avancimi i mobilitetit dhe qëndrueshmërisë afatgjatë të sektorit të pavarur kulturor.

 

Më shumë informacione dhe detaje për ngjarjet mund të gjeni në linqet në vijim:

 

https://heartefact.org/mk/beyond-borders-%d0%bf%d1%80%d0%b8%d0%b4%d1%80%d1%83%d0%b6%d0%b5%d1%82%d0%b5-%d0%bd%d0%b8-%d1%81%d0%b5-%d0%b2%d0%be-%d0%be%d0%b1%d0%bb%d0%b8%d0%ba%d1%83%d0%b2%d0%b0%d1%9a%d0%b5%d1%82%d0%be-%d0%bd/

https://cultureactioneurope.org/events/culture-for-development-forum-south-east-satellite-beyond/

Accessibility Menu