Nën moton "Shikoni filma, nuk ka ku të shpëtoni", nga 7 deri më 10 gusht, Parku i Poezisë dhe disa vende alternative në qytet përgjatë Drinit do të presin edicionin e nëntë të festivalit të filmit të shkurtër "Drim Short2025".
Shfaqjet në Parkun e Poezisë janë falas kurse programet speciale kërkojnë rezervim paraprak përmes faqes zyrtare të internetit të festivalit.