Të shtunën, më 17 janar 2026, në Kinotekën e Maqedonisë do të mbahet Dita e publikut të ri, si pjesë e programit zyrtar të European Young Audience Award – një çmim prestigjioz që përfaqëson kategori zyrtare të Çmimeve Evropiane të Filmit (European Film Awards).
Në ngjarjen që do të zhvillohet në Shkup do të marrin pjesë 50 – 60 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme, të cilët, njëkohësisht me mijëra bashkëmoshatarë nga e gjithë Evropa, do të shohin filmat e nominuar dhe do të votojnë për të preferuarin e tyre. Filmi fitues do të shpallet po atë mbrëmje, në kuadër të ceremonisë solemne të Çmimeve Evropiane të Filmit.
Përveç projeksioneve filmike, programi përfshin edhe diskutime interaktive, të fokusuara në zhvillimin e mendimit kritik, edukimit mediatik dhe kulturës filmike tek publiku i ri.
Ngjarja organizohet nga Agjencia e Filmit, në bashkëpunim me Akademinë Evropiane të Filmit (European Film Academy) dhe Kinotekën e Maqedonisë.