Shfaqja “Pleshti në vesh” nga Zhorzh Fejdo, me regji dhe adaptim të Sinisha Evtimovit, sot do të shfaqet në kuadër të edicionit të 29-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Ditët e komedisë” në Kumanovë.
Shfaqja e Teatrit të Dramës Shkup do të luhet nga ora 20:00 në skenën e madhe të Qendrës së Kulturës “Trajko Prokopiev”. Në farsën komike paraqiten keqkuptime, dyshime dhe ngatërrime identitetesh, ndërsa në shfaqje interpreton ansambli i Teatrit të Dramës Shkup.
Festivali “Ditët e komedisë” mbahet deri më 5 tetor, me 11 shfaqje nga teatro të Maqedonisë, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Bullgarisë.