Trioja maqedonase “Animato” sonte në orën 20:00 do të performojë në galerinë “Artget” pranë Qendrës Kulturore të Beogradit, me koncertin “Udhëtim muzikor”. Për trion, të përbërë nga pianistja Svetllana Dimitrievska dhe flautistet Daniella Nedellkovska dhe Simona Maroçkovska Manojllovska, kjo është paraqitja e parë para publikut të Beogradit.
Në program janë vepra nga Shostakoviç, Fürstenau, Donizetti, Piazzolla, Elgar dhe kompozitori maqedonas Davor Jordanovski. Koncerti organizohet nga Qendra Kulturore-Informative e Maqedonisë në Beograd, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.