Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sulejmani dhe Mendoni në Kurbinovë: Shembull i bashkëpunimit të suksesshëm maqedonas-grek në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Sulejmani dhe Mendoni në Kurbinovë: Shembull i bashkëpunimit të suksesshëm maqedonas-grek në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Sedat Sulejmani dhe ministrja e Kulturës e ministrja e Kulturës së Greqisë, Lina Mendoni, vizituan kishën „Shën Gjergji“ në Kurbinovë, ku u njohën me rezultatet e konservimit të përfunduar të afreskeve me vlerë të kishës. 

Prania e ministres greke të Kulturës në Kurbinovë ka rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve, veçanërisht kontributin e ekspertëve grekë në realizimin e aktiviteteve konservuese. 

Konservimi është realizuar me mbështetje profesionale nga ekspertë të Greqisë, të angazhuar në bazë të Memorandumit për bashkëpunim me Qendrën Europiane për Monumentet Bizantine dhe Postbizantine, në bashkëpunim me ekspertë nga Institucioni Nacional “Enti dhe Muzeu” – Manastir. 

Ministres Mendoni iu prezantuan rëndësia dhe vlerat e kishës „Shën Gjergji“ në Kurbinovë, si dhe vlerat kulturore dhe natyrore të rajonit të Prespës dhe rëndësia e trashëgimisë së tij për avancimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve ndërmjet të dyja vendeve. 

Gjatë vizitës ishin të pranishëm edhe drejtoresha e Entit dhe Muzeut – Manastir, Margareta Spasov, dhe përfaqësues të Qendrës Evropiane për Monumente Bizantine dhe Postbizantine, me ç’rast u theksua edhe më tej rëndësia e bashkëpunimit institucional dhe profesional në realizimin e aktiviteteve të konservimit. 

Ministri Sulejmani, duke theksuar bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet institucioneve dhe profesionistëve nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, vuri në dukje se konservimi i përfunduar i afreskeve në Kurbinovë përfaqëson rezultat konkret të shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe ekspertizës. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e pranisë së ministres Mendoni si dëshmi e përkushtimit të të dyja vendeve për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. 

Kisha „Shën Gjergji“ në Kurbinovë është monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore mesjetare dhe një nga dëshmitë më të vlefshme të artit bizantin të shekullit XII në territorin e Maqedonisë së Veriut. Me rëndësinë e saj të jashtëzakonshme kulturore dhe historike, kisha përfaqëson pjesë të rëndësishme të trashëgimisë së rajonit të Prespës dhe shembull domethënës të potencialit të trashëgimisë kulturore për të lidhur institucionet dhe popujt në të dyja anët e kufirit. 

Accessibility Menu