Takim i ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, me regjisorin Milço Mançevski

Takim i ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, me regjisorin Milço Mançevski
Zhvillimi i kinematografisë maqedonase, mbështetja e autorëve të filmit dhe mundësitë për afirmim edhe më të madh ndërkombëtar të filmit maqedonas ishin në fokus të takimit të ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, me regjisorin Milço Mançevski.
 
Në takim u diskutua për gjendjen aktuale në veprimtarinë filmike, krijimin e kushteve më të mira për punë dhe krijimtari, si dhe për nevojën e mbështetjes së vazhdueshme të autorëve vendas dhe kapaciteteve të produksioneve.
Ministri Sulejmani theksoi rëndësinë e kinematografisë maqedonase si pjesë të rëndësishme të identitetit kulturor të shtetit, por edhe si instrument të fuqishëm për përfaqësimin e tij para publikut ndërkombëtar.
 
Në takim u shpreh gatishmëri e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit në interes të zhvillimit të kinematografisë maqedonase dhe krijimit të mundësive të reja për autorët maqedonas të filmit.

Accessibility Menu