Sesioni online i rrjetëzimit për thirrjen Evropa Kreative për kategorinë “Projektet evropiane të bashkëpunimit” për vitin 2025

Sesioni online i rrjetëzimit për thirrjen Evropa Kreative për kategorinë “Projektet evropiane të bashkëpunimit” për vitin 2025

Nëse planifikoni të aplikoni për thirrjen aktuale në programin Evropa Kreative në kategorinë “Projekte evropiane të bashkëpunimit” dhe ende ju mungojnë një ose më shumë partnerë, zyrat e Evropa Kreative me kënaqësi ju ftojnë të bashkoheni në sesionin online të rrjetëzimit që do të mbahet më 13 mars (e enjte) nga ora 11:00 deri në orën 13:00 me kohën e Evropës Qendrore (CEST). Në sesion do të prezantohen disa projekt -propozime nga e gjithë Evropa.

Thirrja për kategorinë “Projekte evropiane të bashkëpunimit” mbështet projekte që përfshijnë organizata të sektorit kulturor dhe kreativ nga vende të ndryshme, pavarësisht nga madhësia e tyre, për të zbatuar aktivitete sektoriale ose ndërsektoriale. Projektet duhet të kenë dimension të qartë evropian.

Më shumë informacione rreth takimit mund të gjeni në:

https://forms.office.com/e/QqiWM0d7xf.

Regjistrimi juaj do të vërtetohet në mënyrë automatike ndërsa lidhja me “zoom” do t’ju dërgohet një ditë para ngjarjes.

Accessibility Menu