“Kemi një nder të veçantë të shijojmë interpretimin e njërit prej ambasadorëve më të shquar të kulturës maqedonase, pianistit Simon Trpceski. Simoni jo vetëm që pushton botën me artin e tij, por në çdo ton, në çdo akord, në çdo skenë ai tregon historinë e vendit tonë, të gëzimit, trishtimit, të këmbënguljes sonë. Ajo që ai sjell në skenë nuk është vetëm muzikë – është shpirt, është Maqedonia. Çdo performancë e tij është dëshmi se arti është universal, se ai bashkon dhe lartëson dhe se nëpërmjet tij takohen shpirtërorja, hyjnorja dhe njerëzore. Prandaj, le të jetë koncerti i sonte lutja jonë bashkëkohore, jo me fjalë, por me muzikë. Le të flasë aty ku fjalët heshtin. Le të vazhdojë vepra e Shën Kirilit të na udhëheqë nëpër shekuj, përmes kulturës dhe përmes zemrave të njerëzve, sepse gjuha është shtëpia jonë, kultura është drita jonë dhe uniteti është forca”, tha Llutkov.
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, si anëtar i delegacionit shtetëror-kishtar të udhëhequr nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e kremtimit të ditës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, paraprakisht vizitoi varrin e Papa Françeskut dhe vendosi lule të freskëta para pllakës përkujtimore në gjuhën maqedonase në Bazilikën e Santa Maria Maggiore.