Forumi i dytë i qyteteve kreative të filmit nga rrjeti i UNESCO-s

од admin_kult

Forumi i dytë i qyteteve kreative të filmit nga rrjeti i UNESCO-s, “Krijimi i qytetit të së ardhmes” mbahet në “Shtëpinë e Bardhë” – Manastir dhe Qendrën për Kulturë – Manastir. Programi i sotëm nga ora 11:00 në “Shtëpinë e Bardhë” – Manastir parashikon përfshirjen e përfaqësuesve të lartë të qyteteve kreative të filmit nga rrjeti i UNESCO -s Terrace (Spanjë), Busan (Koreja e Jugut), Logj (Poloni), Romë (Itali), Sarajevë (BH) , dhe të tjera qytete-anëtare të kllasterit të qyteteve të filmit në UNESCO, si dhe përfaqësuesit e institucioneve relevante vendase, si dhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar dhe sektorit të biznesit  që punojnë në industritë kreative të filmit.

Forumi është i organizuar nga Shoqata e arteve të filmit dhe Qendra e filmit në Manastir me qëllim të rritjes së bashkëpunimit midis qyteteve në fushën e inovacionit dhe edukimit. Ky është forumi i parë i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon.

Përndryshe, Forumi filloi dje me një projeksion falas të filmit bullgar “Festë” të dyshes Grozeva-Valçanov. Forumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetin e Manastirit si një anëtar i barabartë i qyteteve kreative për film nga rrjeti i UNESCO-s nga viti 2015 dhe një nga 18-të qytetet që janë pjesë e këtij kllasteri filmik të UNESCO-s, i vetmi nga Maqedonia dhe një nga të paktat në rajon.

Projekti mbështetet në kuadër të Programit Vjetor për financimin e projekteve me interes nacional të Ministrisë së Kulturës.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе