Në Veles do të zhvillohet edicioni i 58-të i Takimeve të Racinit

од admin_kult

Në Veles,prej sot deri të dielën do të zhvillohet edicioni i 58-të i manifestimit Ndërkombëtar të Poezisë “Takimet e Racinit”.Manifestimi do të filloj me Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Sinteza: Racini dhe Koneski” ku do të promovohen vepra shkencore të botuara në periudhën ndërmjet dy konferencave.Hapja solemne është në orën 19:00 në sallën e Teatrit Kombëtar “Jordan Haxhi Konstantinov-Xhinot”, ku fjalim për Racinin do të mbajë prof.dr Atanas Vangelov.Gjithashtu do të mbahet edhe Mitingu tradicional Ndërkombëtar Poetik,ndërsa mbrëmja do të përfundoj me një koncert të Ansamblit për valle dhe këngë popullore “Tanec”.Programi vazhdon të shtunën,me vizitën tradicionale të Shtëpisë përkujtimire të Racini,ku do të promovohet përmbledhja e poezive nga poetët e rinj maqedonas.

Në përmbylljen solemne të manifestimit,të shtunën do të prezantohen portretet e fituesit të këtij viti të çmimit të “Nderit të mirënjohjes Racin” për vitin 2021,Ana Genadjevna-Sheshkin,sllaviste dhe maqedoniste nga Federata Ruse,dhe fituesin e çmimit “Mirënjohje të Racinit” Milovan Stefanovski,i cili është i shpërblyer për romanin “Teoria për vitin e një qeni”.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе