Në Salonin e Artit Figurativ të Muzeut Kombëtar të Velesit,sot (17 nëntor) do të hapet ekspozita me karikatura nga Mile Mançevski “Kovid 19 dhe prarandalim nga virusi”.
Mile Mançevski është autor i më shumë se dy mijë karikaturave dhe pjesëmarrës në mbi njëqind ekspozita vetanake dhe në grupe në vend dhe në botë.
Nga Muzeu Kombëtar i Velesit në njoftimin e tyre për ekspozitën informuan se Mançevski është fitue i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve,ndër të cilat: çmimi shtetëror “Arritjet tona” dhe”Granpri” në “Fjala studentor”.
Mançevski këtë vit e fitoi çmimin për vepër jetësore “Cico”, e cila u dedikohet karikaturistëve maqedonas.Karikaturat e Mançevskit janë prezantuar në: Japoni, Kanada, Kubë, Turqi, Holandë, Itali, Belgjikë, Serbi, Kroaci, Romani, Poloni, Bullgari, Kinë, Sllovaki, SHBA, Slloveni, Brazil dhe në Kore.Këtë ekspozitë autori ua dedikon të gjithë punonjësve shëndetësor – shtuan nga Muzeu Kombëtar i Velesit.
Ekspotita realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.