Në Teatrin e Prilepit përgaditet premirë e re

од admin_kult

Në Teatrin “Vojdan Çernodrinski” në Prilep,përgaditet shfaqja “Xixëllonjat”, sipas tekstit të Tena Stiviçiq në regji të Dragana Miloshevska – Popova,e cila për herë të parë bashkëpunon me Teatrin e Prilepit.Premiera është e planifikuar të zhvillohet në fund të qershorit.

Në shfaqje luajnë një pjesë e madhe e Ansamblit të Teatrit.Dramaturgë janë: Ivana Nelkovska dhe Lidia Mitoska – Gjorgiovska,skenograf është Valentin Svetozarev,ndërsa kostumet janë të Roze Trajçevska.Muzika është përpunuar nga kompozitorja Irena Topoviq – Dragoviq nga Serbia.Ky është projekt i parë i mbështetur nga Ministria e Kulturës për vitin 2021,të cilin e realizon Teatri i Prilepit.

Nga Teatri i Prilepit theksojnë se drama “Xixëllonjat” e autores kroate Tena Shtiviçiq,paraqet një sfidë për çdo produkcion teatral.

“Qasja bashkëkohore në shfaqjen skenike të regjisores Dragana M. Popova,në mënyrë filigrane do të plotësojë veprimin, duke i dhënë atij suptilitet dhe lehtësi në lojë.Shfaqja duhet ta shqyrtojë atë lidhje intime me publikun,përmes zbulimit të jetës së përditshme në dukje të thjeshtë,në kontrast me peshën që ato përmbajnë dhe mbajnë me vete”,bënë të ditur nga Teatri i Prilepit.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе