Stefoska në takim me ambasadorin e Egjiptit: Kultura maqedonase do të prezantohet në Kryeqytetin e ri administrativ të Egjiptit

од admin_kult

Intensifikimi të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve,si dhe rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional,ishte tema e takimit të sotëm të ministres së Kulturës,Irena Stefoska dhe ambasadorit të Republikës Arabe të Egjiptit për Republikën e Maqedonisë së Veriut,me seli në Sofje,Khalid Ibrahim Emara.

Në takim u bë fjalë për participim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kryeqytetit e ri administrativ të Egjiptit.Në projektin,i cili është në ndërtim e sipër,është paraparë që një pjesë e hapësirës publike të jetë muze në ambient të hapur për vepra artistike nga vende të ndryshme të botës që pasqyrojnë historinë e tyre.

Ministrja e Kulturës Stefoska me kënaqësi e pranoi ftesën,kultura maqedonase me një vepër artistike – skulpturë nga një autor maqedonas,të jetë e përfaqësuar në kolekcionin e madh botëror të veprave artistike.Gjithashtu,në takim ranë dakord që Republika e Maqedonisë së Veriut,me përmbajtje kulturore,të participojë në muzeun e madh botëror dhe bibliotekën e Kryeqytetit të ri administrativ të Egjiptit.

Bashkëbiseduesit në takim ranë dakord se të dy vendet kanë marrëdhënie tradicionalisht miqësore,që duhet të shfrytëzohen për avancim të bashkëpunimit kulturor për të cilin ekziston një potencial i madh.Gjithashtu diskutuan për draft tekstin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e kulturës midis dy vendeve,nënshkrimi i së cilës do të sigurojë kornizë ligjore për aktivitetet e ardhshme të përbashkëta dhe bashkëpunim më të madh ndërinstitucional mes dy vendeve.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе