“Festivali poster Shkup” I bashkangjitet lëvizjes dizajnuese globale për Kovid -19

од admin_kult

Si pjesë e edicionit të 13-të të këtij viti të “Festivalit poster Shkup” në galerin e QKM nga 16 deri më 26 nëntorë do të ngritet ekspozita e postereve nga 75 dizajnues botërorë, nga 56 vende nga e gjithë bota, përfshirë dhe Maqedoninë.

PLAKART është një nga organizuesit nxitës të krijimit të rrjetit glogal të dizajnit asociacioneve dhe shoqërive,  të cilët kanë për qëllim të inspirojnë lëvizje për mbështetje në luftën me pandeminë e ashtëquajtur Kovid-19 dhe të gjitha sfidat e lidhura me të.

E gjithë iniciativa realizohet në bashkëpunim me “Poster Territory” nga kalifornia, Asociacioni çekë për dizajn grafik, Bienalia e Moskës dhe dizajnuesi I njohur Mirko Iliq nga Nju Jorku. Gjithashtu do të prezantohen dhe posteret e studentëve në kuadër të iniciativës për zgjerimin e misionit dhe zërit të artistitit.

Sipas rekomandimeve të Komisionit të shëndetësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, nuk do të ketë termin të veçantë të hapjes së ekspozitës, ndërsa të gjithë të interesuarit do të mund ta vizitojnë sipas rekomandimeve për respektimin e masave nga Kovid-19 në periudhë nga ora 10.00 deri në 20.00 çdo ditë.

Projekti është I mbështetur nga Ministria e Kulturës

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе