Shpallet konkursi për ndarje të çmimit shtetëror „11 Tetori”

од admin_kult

Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror „11 Tetori” ka shpallur konkurs për ndarjen e këtij çmimi për vitin 2021.

Me çmimin shtetëror „11 Tetori” jepet mirënjohja më e lartë për vepër jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Çmimi shtetëror „11 Tetori ” ndahet, rregullisht, çdo vit, për individë, grup krijuesish, ekipe, institute, shoqëri tregtare dhe shoqata qytetarësh në vend.

Çmimi shtetëror sipas kushteve të caktuara në konkurs mund t’ju ndahet edhe shtetasve të huaj, grupeve krijuese, ekipeve, institucioneve të huaja, me interes publik për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Fituesit të çmimit si individ i ndahet: diplomë, plakatë dhe shumë parash. Secilit anëtar të grupit krijues që fiton çmim ose ekipi i ndahet diplomë, plakatë dhe pjesë e barabartë nga shuma e parave.

Institutit që fiton çmim, shoqërisë tregtare ose shoqatës qytetare i ndahet diplomë dhe plakatë.

Shuma e parave e çmimit shtetëror „11 Tetori” arrin pesëmbëdhjetë (15) rroga mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të paguara në tre muajit e fundit të vitit rrjedhës.

Në një vit mund të ndahen më së shumti deri më pesë (5) çmime.

Iniciativë për ndarje të çmimit shetëror „11 Tetori” mund të parashtrojnë: institute, shoqëri tregtare, shoqata qytetare dhe qytetarë.

Parashtruesit e iniciativës për ndarje të çmimit shtetëror duhet hollësisht ta arsyetojnë iniciativën.  Në tekst duhet të jenë të përfshira edhe: të dhëna të sakata biografike, adresë e saktë e vendbanimit (rruga, numri, vendi, qyteti, shteti), të dhëna për rezultatet e arritura në fushën në të cilën është arritur sukses dhe të dhëna të tjera, që konsiderohet se do të kontribuojnë në vlerësim.

Parashtruesi i iniciativës duhet t’i shkruajë në mënyrë të plotë emrin dhe mbiemrin, titullin, firmën, adresën dhe telefonin.

Teksti i iniciativës (i kompletuar) duhet të dorëzohet në 20 kopje, ndërsa punime, libra, publikime dhe të ngjashme trajtohen si shtesë dhe duhet të dorëzohen në një kopje.

Adresa në të cilën duhet të dorëzohen iniciativat dhe shtojcat është: Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Këshilli për ndarje të çmimit shtetëror „11 Tetori”, rr.”Gjuro Gjakoviq” nr. 61 – Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Konkursi zgjat prej  6 deri më 31 gusht të vitit 2021.

Iniciativat e pakompletuara dhe iniciativat dhe propozimet (punime, libra, publikacione dhe të ngjashme) të dorëzuara jashtë afatit të caktuar sipas konkursit nuk do të shqyrtohen.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе